E rëndë/ Prangoset i riu në Lushnje, kreu marrëdhënie sek*uale me një 11-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Policia ka arrestuar një 19-vjeçar nga Cërriku, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 11-vjeçare.

Kanë qenë prindërit e të miturës që kanë denoncuar rastin në polici, teksa 11-vjeçarja pritet të merret në pyetje në praninë e një psikologu dhe t’i nënshtrohet më tej ekspertizës për të vërtetuar akuzat.

Njoftim i Policisë së Lushnjes:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *