Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një punëtor ka rënë nga skela.
Mësohet se i plagosuri është rreth moshës 55-vjeç dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ai ishte duke punuar në një banesë, ku ka humbur ekuilibrin.
“Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.