E rëndë/ Punonjësi i OSHEE-s gjendet i pa jetë brenda kabinës elektrike në Tiranë

Një ngjarje e rëndë raportohet në Tiranë. Burimet e policisë kanë bërë me dije se një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është gjendur i pajetë pasditen e sotme brenda një kabine elektrike në Tiranë.

Shtetasi H. N, rreth 40 vjeç, mendohet se ka vdekur për shkak të kontaktit me rrymën elektrike. Policia është në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në rrugën “Bab Rexha” është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike, pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *