E rëndë! Rrëzohet avioni në Itali, vdesin 8 persona, mes tyre një fëmijë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sitën e sotme në Itali ku një avion ka pësuar aksident në Milano dhe si pasojë ka marrë flakë në zonën e Via Marignano, pranë terminalit San Donato në Milano.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditën e sotme ku asnjë person nga bordi, në të cilin ndodheshin në total 8 qytetarë prej tyre një fëmijë,  nuk ka mundur të mbijetojë ndërsa imazhet janë tronditëse.

Disa dëshmitarë, që banonin në një ndërtesë rreth 200 metra nga vendi i tragjedisë, thanë se dëgjuan një zhurmë të çuditshme dhe më pas kur panë nga dritarja zjarri kishte mbuluar gjithçka.

Mbetjet e avionit janë të shpërndara në një zonë të madhe rreth pikës së goditjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *