Një aeroplan me 6 persona në bord është zhdukur nga radarët në rajonin e Lindjes së Largët të Khabarovsk në Rusi.
Sipas mediave ndërkombëtare avioni është përplasur gjatë momentit kur po kryente një fluturim teknik. Një grup shpëtimtarësh dhe një helikopter Mi-8 janë dërguar në zonën ku dyshohet së është rrëzuar por ende nuk është gjendur asnjë gjurmë.
Ndërkohë, sipas agjencisë tjetër TASS, avioni i rrëzuar i përket një kompanie private që kryen teste teknike mbi aeroportet e vendit. Ministria e Emergjencave të Rusisë njoftoi se ekipet e shpëtimit janë duke kryer kërkime për të gjetur mbetjet e avionit që u zhduk menjëherë nga radarët.
/Priza.al/