Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.
Viktima është identifikuar si Faredin Hoxhalli dhe është gjetur i pajetë nga familjarët, ndërsa parapralisht dyshohet se ka rrëshqitur në banjë dhe ka rënë. Trupi është transportuar në morgun e qytetit, ndërsa pritet edhe autopsia mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 në qytet. Policia ndërkohë po heton ngjarjen.