Shteti serb ka lejuar tërheqjen e trupit të 28-vjeçarit nga Kosova, Arben Zymberi, 17 ditë pasi ai humbi jetën në burg dhe kjo sipas ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Meçan Zotaj u bë me qëllim për të mbuluar shenjat e dhunës mbi trupin e të riut.
Këto deklarata Zotaj i bëri në një intervistë për Euronews Albania, sipas tij, Kosova dhe Shqipëria duhet të dërgojnë ekspertët e tyre për autopsinë e trupit.
“Pas 17 ditësh, shteti serb ka lejuar që të tërhiqej trupi i tij, ata janë munduar me çdo kusht që të mbulojnë çdo dhunë, çdo terror që është ushtruar në trupin e Artanit.
Dhe pas 17 ditësh, me insistim të shtetit të Norvegjisë, me kërkesë të familjes. Ata e kanë lëshuar trupin, dje ka udhëtuar për në Norvegji. Me kërkesën e familjes, autopsia do të bëhet atje.