Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjermani, ku një qytetar nga Skenderaj i Kosovës ka ndëruar jetë.
Mediat në Kosovë raportojnë se viktima është 44-vjeçari me iniciale B.N., i cili ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë me thikë nga kunati i tij, i cili e ka goditur atë pas shpine.
Mësohet, se viktima ishte nisur për të takuar motrën e tij, por pasi është takuar me burrin e saj, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Sakaq, ende nuk dihen motivet se përse ai e ka kryer krimin.