Një 22-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Mali të Zi.
Mësohet se shtetasi me iniciale E.H., është gjetur i vdekur në vendin turistik Utjeha. I riu kishte një javë që qëndronte në këtë zonë të Malit të Zi, por autoritetet njoftuan se ai është mbytur në ujërat mes Tivarit dhe Ulqinit. Ndërkohë, trupi i tij do t’i nënshtrohet autopsisë.
Njoftimi i Plotë:
Ministria e Punëve të Jashtme mori njoftim nga institucionet kompetente të Malit të Zi se një shtetas me iniciale E.H. i lindur në vitin 2000 në Tetovë i është konstatuar vdekja në vendin turistik Utjeha”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.