Bosnja-Hercegovina është tronditur në ditën e zgjedhjeve, teksa një 81-vjeçare ka humbur jetën në një qendër votimi.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në një qendër votimi në në Grabavicë të Sarajevës, ku e moshuara ka humbur jetën si pasojë e një sulmi epileptik. Ajo kishte shkuar për të votuar, por ndërroi jetë në shkallët e godinës. Mjekët bënë të pamundurën për të shpëtuar gruan, por fatkeqësisht 81-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.