E rëndë/ Shpërthen goma e kamionit në Durrës, vdes në vend punonjësi 20-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një gomisterie në lagjen nr.14/1, Kënetë, në Durrës. Një punonjës i saj ka humbur jetën në moshën 20-vjeçare, pasi teksa punonte për të rregulluar defektin e një kamioni, goma e këtij të fundit që ka shpërthyer i ka marrë jetën.

Sipas policisë, viktima është shtetasi me inicialet R. T. , 20 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *