Me dy plumba, një në kokë dhe një në zemër është ekzekutuar mëngjesin e sotëm një shqiptar në Strasburg, Francë.
Siç shkruajnë mediat vendase, shqiptari 60 vjeç është qëlluar për vdekje mëngjesin e sotëm në mes të rrugës. Deri më tani nuk dihet asgjë në lidhje me identitetin e shqiptarit, por forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Dy autorët janë në arrati, raportojnë mediat.
Mediat shkruajnë se po hetohet në lidhje me konfliktet me grupeve shqiptare në Strasburg edhe pse viktima nuk ishte me precedentë penalë. Elementet e para të mbledhura në kuadrin e hetimit sugjerojnë një “larje hesapesh”.Një dëshmitar ka treguar se ka parë dy burra me maska dhe kapele dhe pasi qëlluan për vdekje shqiptarin, ikën me një makinë, e cila u gjet e djegur më vonë.
Dëshmitarë të ndryshëm kanë treguar se kanë parë trupin e pajetë në tokë, ndërsa ndërhyrja e mjekëve ka qenë e pamjaftueshme pasi ai kishte ndërruar jetë.
/Burimi Le Figaro/ përshtati në shqip Priza.al/