E rëndë! Të shtëna me armë në një shkollë në Rusi, raportohet për 6 të vdekur

Të paktën gjashtë persona janë vrarë, pasi një sulmues ka hapur zjarr në një shkollë në Rusi.

Të shtënat kanë ndodhur në qytetin Izhevsk, në Rusinë qendrore, teksa Ministria e Brendshme ruse tha se edhe 20 persona, përfshirë edhe fëmijë, janë plagosur.

Veturat e ndihmës së shpejtë dhe shërbimet e sigurisë janë parë në vendin e ngjarjes.

Të shtënat raportohet se kanë ndodhur në shkollën me numër 88, ku mësojnë pothuajse 1.000 nxënës dhe punojnë 80 mësimdhënës.

Sulmuesi raportohet se ka vrarë veten dhe motivi i të shtënave është ende i paqartë./REL

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *