Një 22-vjeçar ka mbetur i vrarë pasi tentoi të hynte me dhunë në shtëpinë e ish-të dashurës së tij.
Mësohet se i riu është qëlluar me armë zjarri nga babai i ish-të dashurës së tij në Ohajo të Shteteve të Bashkuara.
Babai i vajzës ka qëlluar 3 herë me pushkë të riun Xhejms Rejëll, kur ky i fundit ka hapur derën e drunjtë të shtëpisë së ish të dashurës pasi e godet disa herë me trup. Pas të shtënave, i riu ka tentuar të largohet por, nuk ka mundur. Rejëll humbi jetën nga të shtënat në shpatull dhe kurriz.
Mediat amerikane bëjnë të ditur se i ati i vajzës e paralajmëroi të riun të mos hynte brenda pasi ishte i armatosur.
Ky fakt mund ta shpëtojë atë nga dënimi, pasi rasti mund të konsiderohet dhunim prone dhe të shtëna për vetëmbrojtje.