Një pushues i huaj nga Norvegjia, Frank Westgard ka humbur jetën në Ksamil. Mësohet se 56-vjeçari është ndjerë keq pasi ka dalë nga dushi dhe se kishte probleme me presionin në gjak. Ai është drejtuar për në qendrën shëndetësore të Ksamilit ku ka humbur jetën.
Shtetasi norvegjez ishte se bashku me të dashurën për pushime në Shqipëri. Mësohet se ai trupi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe nesër do transportohet në Tiranë pranë mjekësisë ligjore. Policia po kryen hetimet për ngjarjen