Fotoja që po shikoni tregojnë momentin kur Aleksandër Sadikaj transportohet për në spital. I riu i gjymtuar futet në bagazhin e një makine private për të shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Dy persona e marrin në krahë Sadikajn dhe e fusin në bagazhin e makinës në mungesë të auto-ambulancës e cila nuk kishte mbërritur akoma. Por, pavarësisht dërgimit në spital, 27-vjeçari nuk mbijetoi e ndërroi jetë.
Atij iu këputën dhe këmbët nga shpëthimi i lëndës plasëse. I riu po udhëtonte me një mjet tip “Golf” që nuk ishte në pronësi të tij por në emër të Petrit Osmanit.