Një 17-vjeçare është vetëhedhur në Vlorë.
Mësohet se e mitura ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve. Burime për median bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pas një grindje që vajza ka pasur me prindërit.
Fatmirësisht e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka dëmtuar të dyja këmbët si dhe ka fraktura në trup dhe krahë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.07.2022, gjatë natës, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një shtetase 17 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.