E rëndë/ Vdes i burgosuri në burgun e Drenovës, mister shkaqet! (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte. Një i burgosur në burgun e Drenovës ka gjetur vdekjen.

Mësohet se viktima është identifikuar si Edmond Jonuzaj. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ia ka dalë që të mbijetojë, për motive ende të paqarta.

Shkaqet nuk dihen ende, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e rrethanave. Jonuzaj ishte dënuar me 12 vite burgim për vrasje me dashje, ndërsa i kishin mbetur edhe 4 vite.

Jonuzi njihej si person tepër problematik nga policia, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale si vjedhje dhe plagosje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *