Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i mitur dyshohet se ka tentuar të mbysë motrën e tij.
I mituri është arrestuar gjatë ditës së sotme në Heraklion dhe pritet të dërgohet në Prokurori.
Ngjarja është denoncuar në polici nga motra e tij 18-vjeçare, e cila ka lajmëruar policinë dhe ka raportuar se vëllai i saj 17-vjeçar gjatë një sherri e ka kapur nga qafa dhe ka tentuar ta mbysë.
Mediat greke shkruajnë se i mituri në të kaluarën ka marrë ndihmë psikologjike.