E rëndë/ Vetëvaret 24 vjeçari në Durrës, gjendet i pajetë nga babai në banesë

Një ngjarje e rëndë raportohet nga burimet policore se ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një djalë 24 vjeçar ka varur veten në banesë dhe është gjetur pa shenja jete nga babai i tij.

‘Blutë’ bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40. I riu i identifikuar me inicialet F. K, banues në lagjen Nr.13, Durrës, paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.

Njoftimi:

Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur  pa shenja jete babai i tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *