E rëndë/ Vetëvritet aksidentalisht 10-vjeçari në Shkodër, po inskenonte video për ‘Tik Tok’

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në njësinë Gur i Zi, në qytetin e Shkodrës. Një ditë më parë një 10-vjeçar ka ndërruar jetë, teksa bënte nje video për ta hedhur në rrjetin social ‘Tik Tok’. Djali ka qenë duke xhiruar një skenë sikur vetëvritej, ndërsa diçka nuk ka shkuar mirë gjatë iskenimit, dhe ka sjellë e fundin fatal për të miturin.

Kanë qenë familjarë të tij që e kanë gjetur 10 vjeçarin, nxënës në shkollën ‘At Gjon Karma’, të vetëvarur. Pavarësisht ndihmës se parë, fëmija raportohet se kishte humbur jetën.

Nga hetimet paraprake rezulton se 10-vjeçari me inicialet N.Y ka dashur të bëjë një video në Tik Tok sikur po vetëvritej. Por pikërisht në momentin kur po kryente inskenimin mjeti ku ai kishte hipur ka lëvizur dhe në këtë mënyrë ka mbetur i varur në pamundësi për të gjetur një rrugë shpëtimi.

Burime nga shkolla ku ai bënte mësim bëjnë të ditur se 10-vjeçari nuk ka qenë një fëmijë problematik, përkundrazi është cilësuar si një fëmijë i zgjuar dhe me shkathtësi, por edhe një nxënës i mirë në mësime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *