Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë mëngjes.
Msohet se në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi Eduart Metushi, 43-vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në kanal duke e zënë zetori poshtë.
Si pasojë ka ndërruar jetë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.