Një banesë u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjakovë. Një 11-vjeçare humbi jetën pas përfshirjes nga flakët, ndërsa familjarët e tjerë arriten të shpëtonin.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar për humbjen e jetës të së miturës, dhe po bëjnë hetimin e plotë mbi zjarrin dhe vdekjen e 11-vjeçares.
“Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast ‘Hetim i Vdekjes’ dhe ‘Zjarrvenje’. Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, tha policia, raporton KosovaPress.