E rënë në Fier! Gjendet i vrarë roja i serave, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin këtë të shtunë, pasi një 67-vjeçar është gjetur i pajetë  në afërsi të serave në fshatin Mbrostar Ura.

Mësohet se shtetasi me iniciale P. Gj., ka qenë i punësuar roje te serat.

Ndërkohë, sipas policisë dyshohet se viktima mund të jetë  vrarë me thikë.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *