Shkrimtari Salman Rushdie është sulmuar me thikë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në New York ku Rushdie është qëlluar me thikë 15 herë teksa jepte leksione në Institutin Chautauqua. Autori 75-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij.
Rushdie është fitues i çmimeve më të mëdha letrare në botë.