E riktheu sërish në parti, Ditmir Bushati reagon pas vendimit të Ramës

Ditmir Bushati ka reaguar pas emërimit nga kryeministri Edi Rama si anëtar i grupit të punës për ngritjen e Akademisë Politike të PS. Kujtojmë se ai është edhe kandidat për anëtar të Kryesisë së partisë.

Bushati tha se shpreson që të zgjidhet anëtar Kryesie për të vijuar kontributin në PS.

“Ju falënderoj për interesin që keni, për Asamblenë e PS. Unë kam bërë votimin si gjithë anëtarët e tjerë të Asamblesë. Shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për PS. Kam përshtypjen që në fjalën e tij, kryetari i PS e theksoi se ka vend për të përmirësuar gjithë hapësirën e debatit politik. Përmirësimi i hapësirës së debatit politik jam i bindur që do të fillojë nga PS”, tha Bushati.

/Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *