E rrahën me levë një natë më parë/ Kancelari “kyç gojën”, nuk bashkëpunon me hetuesit

Kancelari refuzon të flasë, ndërsa mësohet se dy persona kanë zbritur nga makina dhe e kanë qëlluar atë me mjete të forta në kokë

Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, u dhunua barbarisht në orët e vona ditën e djeshme, pasi kishte dalë nga lokali dhe po kthehej në shtëpi.

Sakaq, vetëm 12 orë nga ngjarja ende në vendngjarje vërehen njolla gjaku, si dhe ka dyshime se sulmi ndaj zyrtarit ka ndodhur për shkak të detyrës por nuk ka bashkëpunuar me blutë. 51 vjeçari ndër të tjera ka refuzuar të flasë rreth ngjarjese, dhe kjo ka bërë që policia e Elbasanit të dyshojë se ai i ka njohur dy personat të cilët e kanë qëlluar. Si dhe e di mirë nga i ka ardhur goditja.

Ndërkohë, uniformat blu nuk kanë përjashtuar pistën se kancelari mund të jetë qëlluar edhe për arsye personale. Fillimisht grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndonëse ndriçimi me led në lagjen muzeale e bën të vështirë identifikimin e dy agresorëve. Disa persona janë shoqëruar deri tani ku pasi  janë pyetur mbi ngjarjen janë lënë të lirë.

Burimet për median bëjnë me dije se, dy personat kanë parkuar mjetin në hyrje të rrugës Egnatia dhe me hap të shpejtë kanë arritur kancelari, duke filluar goditjen me mjete të rënda në kokë dhe trup ndaj këtij të fundit.

Në këto momente, Sulkuqi është dëgjuar të rënkojë “ Oh moj nëna ime”. Përpjekja e tij ka qenë t’i shmanget kalimtarëve pasi është banues në lagjen “Kala”, duke u nisur i gjakosur për në drejtim të shtëpisë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *