Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesa të ushqimit. Njerëzit po vuajnë mungesën e ushqimit, e çmimet në qytetet e vendit janë rritur së tepërmi.
Gjatë një takimi me drejtuesët e lartë, Kim tha se sektori i bujqësisë kishte dështuar të përmbushte objektivat e tij të prodhimi të grurit, për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, të cilët shkaktuan përmbytje.
Gjithashtu për shkak të ‘flamës’ botërore Korea e Veriut mbylli kufijtë. Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet në Kinë për ushqim, pleh dhe karburant. Koreja e Veriut gjithashtu po lufton nën sanksionet ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programeve të saj bërthamore.
Ndërkaq çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje, ku raportohet se 1 kilogram banane kushton 45 dollarë (32 £). Ekspertët thonë se çmimet e orizit dhe karburantit janë relativisht të qëndrueshme, por prodhimet e importuara si sheqeri, vaji i fasules së sojës dhe çmimet e miellit janë rritur. Banorët gjithashtu zbuluan se sendet jo kryesore, siç është një pako e vogël çaji i zi mund të shitet për rreth 70 dollarë, ndërsa një paketë kafe mund të arrijë më shumë se 100 dollarë.
Kim nuk bëri të ditur shkallën e mungesave, por Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) vlerësoi së fundmi se Koreja e Veriut i mungon afërsisht 860 mijë tonë ushqim, ose ekuivalente me pak më shumë se dy muaj furnizime në të gjithë vendin.
Është jashtëzakonisht e pazakontë për Kim Jong-un të pranojë publikisht një krizë ushqimore. Por ky është një udhëheqës i Koresë së Veriut i cili tashmë ka pranuar se plani i tij ekonomik ka dështuar. Problemi i Kim është se kur ai mori detyrën nga babai i tij, ai i premtoi popullit të tij një të ardhme më të begatë. Ai tha se do të kishin mish në tryezat e tyre dhe do të kishin akses në energji elektrike. Kjo nuk ka ndodhur. Tani atij i duhet ta përgatisë popullsinë për më shumë punë.
/Burimi BBC/ përshtati në shqip Priza.al/