Konsumimi i kafes gjatë shtatzënisë ndikon në përmasat e fëmijës! Është ky rezultati i një studimi të bërë së fundmi, raporton DailyMail. Mësohet se ato gra që kanë konsumuar kafeinë, edhe pse në një sasi të vogël kanë lindur fëmijë në përmasa trupore më të vogla se ato që nuk kishin konsumuar fare.
Një fëmijë që lind në përmasa trupore të vogla shton rrezikun e mbipeshës, sëmundjes së zemrës dhe të diabetit në fazat e më vonshme të jetës. Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë gratë shtatzëna të largohen plotësisht nga pijet me kafeinë si kafe, çaj dhe pije energjike të gazuara si Red Bull.
Kafeina besohet të shkaktojë zvogëlimin e enëve të gjakut në mitër dhe placentë, gjë që mund të zvogëlojë furnizimin me gjak të fetusit dhe të pengojë rritjen. Pjesë e këtij studimi ishin 2000 gra të moshave dhe etnitete të ndryshme.
Burimi: DailyMail
Përshtati: Priza.al