Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme në rrugën “Gramoz Pashko” në Tiranë.
Rreth orës 18:15, ka marrë flakë në pjesën e motorit, mjeti në pronësi të shtetasit M. C., të cilin sapo e kishte parkuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr. Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/Priza.al/