Mega operacioni i SPAK ditën e djeshme në Bashkinë e Lushnjes ,vendosi në pranga kryebashkiakun e qytetit si dhe 10 zyrtarë të tjerë. I përfshirë brenda 11 arrestimeve ishte edhe biznesmeni nga Bulqiza Bujar Murati, administratori i kompanisë ‘Euro-Alb’. I akuzuar për për veprën penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nuk është hera e parë që ai ka probleme me drejtësinë, pasi në vitin 2009 u arrestua. gjatë operacionit ‘Prokurimi i fundit”. Në atë kohë Murati ishte drejtor i përgjithshëm i prokurimeve publike.
Sipas hetimeve në 2009 për zbardhjen e aferave korruptive që po kryheshin me tenderin prej 125 mijë eurosh të uniformave blu, i arrestuar ishte edhe Bujar Murati, drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit të Procedurave të Përqendruara të Prokurimit pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas prokurorisë, katër biznesmenë të kompanive të ndryshme i kanë paguar shuma të majme Muratit, duke u paracaktuar fitues në tenderin për uniformat.
Sot Bujar Murati ishte biznesmen i kompanisë “Euro alb” duke përfituar fonde publike. Euro Alb shpk ka qenë kompania e vetme në garë dhe ky investim do të kryhej në fshatin Bitaj thuhet në tender.Murati, pronari kompanisë akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve “kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.
/Priza.al/