Zbulohet e kaluara e errët e Ramazan Hutrës, njeriut që vrau mesditën e sotme gruan dhe kunatën e tij.
Bëhet me dije se rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
VRASJA E GRUAS NE 2007-n
Por e shkuara e Ramazan Hutrës nuk mbaron me kaq.
Kjo pasi në vitin 2007 në atë kohë 25 vjeçar, ai do të vriste gruan e tij Dafina Havalja, ngjarje kjo e ndodhur në Kukës.
Në 16 dhjetor të vitit 2007 ai do të arrestohej për vrasjen me thikë të vajzës, me të cilën ai bashkëjetonte në atë kohë në një banesë me qira në një lagje të Tiranës.
Sipas dëshmisë së familjarëve të viktimës në atë kohë, dhëndrri ua kishte pohuar në telefon vrasjen, duke u treguar se ku ndodhej trupi pajetë i Dafinës.
Familjarët kanë treguar se në momentin e telefonates, Hutra ndodhej ende në Shqipëri, ndërkohë që policia kishte dyshime të forta se 25-vjeçari kishte kaluar kufirin me Greqinë. Pavaresisht këtyre Hutra do të ndalohej nga policia e Kukësit.