Me disa emra për shkak të të shkuarës së dyshuar kriminale dhe mollë sherri mes vajzave të ekranit, Mir Pepa është një personazh që ka qëndruar gjithnjë në errësirë.
Pepa është fija që qëndron pas kompanisë së ndërtimit Pepa Group, e cila rezulaton se ka marrë rreth 70 milionë euro para publike nga buxheti i shtetit, e vetme dhe në bashkëpunim, por gjithnjë diferanca mes ofertës fituese dhe fondit limit është e papërfillshme.
Rreth 40 milionë euro tendera Pepa Group i ka marrë vetëm nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili drejtohet nga Dritan Agolli.
Emri i Mir Pepës doli në skenë pasi motrat Mariela dhe Antonela Berisha bënë për spital Klea Prenga. Kjo e fundit u dhunua nga motrat Berisha, të cilat pretendonin se u kishte marrë të dashurin, Mir Pepa.
Jetmir Pepa, i njohur si Mir Pepa, para disa vitesh mori mbiemrin e ish të dashurës së tij Xhulia Marashi, motra e Oriola Marashit për t’iu fshehur drejtësisë.
Pepa e ka ndryshuar mbiemrin për të fshehur aktivitetin kriminal që ka krye jashtë vendit md emrin Jetmir Pepa. Për këtë aktivitet dhe se si i ka marrë 70 milionë euro tendera do të flasim në vijim.