Të shoqëruar në komisariatin e Vlorës së bashku me Fredi Belerin kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, avokati i tij, një anëtar i Shtabit elektoral dhe një tjetër. Bëhet me dije se personi i shtabit të punës së Belerit, i cili u shoqërua ka pasur probleme me zemrën, dhe disa orë më pas është dërguar me urgjencë drejt spitalit për shkak të problemeve të rënda që ka shfaqur.
Në komisariatin e Himarës Belerin e kanë pritur sipmatizantë teksa bashke me ta ka qenë edhe kreu i Pbdnj Vangjel Dule. Në fjalën e tij për media Dule e quajti shpqërimin e Belerit një sulm të pastër politik, dhe bëri thirrje që të ndalet pengimi i procesit elektoral në Himarë.
Pas tre orësh nga shoqërimi është liruar avokati personal i Fredi Belerit si dhe personi rastësishëm, të cilët nuk janë informuar përse janë shoqëruar. Gjithashtu prej orësh vijon të mbetet në qeli kandidati Beleri si dhe në ambientet e spitalit po mbahet në monitorim shëndetësor anëtari i grupit të punës elektorale pasi problemet në zemër janë agravuar edhe më tepër.