E shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet Alma Rakipi në Korçë

Një 45 vjeçare e shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme nga policia e Korcës. Alma Rakipi ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 3 vite bu për veprën penale “Mashtrimi”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga tre shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim Alma Rakipi, 45 vjeçe, banuese në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetase me 3 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë .

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *