‘E shpërlanë’ njëra-tjetrën duke u parë në sy, vajzat e Për’puthen bëhen sërish shoqe

Edhe pse emisioni rinor ‘Për’puthen’ ka përfunduar, personazhet e saj ende vijojnë të bëjnë zhurmë në rrjetet sociale me deklaratat dhe veprimet e tyre.

Në shumë episode dy vajzat që kishin krijuar një miqësi së bashku, Sara dhe Jasmina u zunë për Andi Artanin.

Jasmina u bë xheloze për takimin e Sarës me Andin, ndaj mes vajzave nisën thumbat e ofendimet dhe u hoqën nga rrjetet sociale. Por krejt papritur Jasmina dhe Sara kanë nisur të dalin sërish bashkë.

Vajzat kanë publikuar një foto në ‘InstaStory’ ku Sara shkruan se i mungon Jasmina. Ky ndryshim i papritur i ka bërë përshtypje ndjekësve, të cilët i kanë pyetur shpesh dy vajzat. Jasmina ka dhënë njëherë e mirë një përgjigje për marrëdhënien e tyre ‘të çuditshme’.

‘Unë kisha nj. pyetje. Si fillim je nona vetë, por ti me Sarën sikur ishe zenë, nuk flisje, tani bashkë në foto.’- i shkruan dikush, ndërsa Jasmina ia kthen:

‘A mundem unë të kem të drejtën të zihem e pajtohem me dikë? Po, e kam. Sa jam e papjekur aq jam edhe e logjikshme. Papjekuria sjell veprime dhe fjalë të nxituara, logjika sjell zgjidhje. Unë ja gjeta anën edhe @iamsaramalaj, më falni që ‘ju preva në besë.’- ka shkruar ajo.

 

Image

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *