E shtrirë gjysëm e zhveshur në krevat, Fifi shijon masazhin nga Beniada

Kantautorja Filloreta Raçi, Fifi, është pa dyshim një prej banoreve më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ajo është diskutuar shpesh për temperamentin e saj dhe sjelljet brenda shtëpisë, gjersa të martën ajo rezultoi si banorja më e preferuar e publikut nga një televotim që u hap gjatë spektaklit.

Të enjten, këngëtarja e njohur duket se ka përjetuar disa çaste relaksi, teksa ka vendosur të shijojë një masazh nga banorja tjetër e shtëpisë, modelja Beniada Jakiç.

Gjatë transmetimit, kamerat kanë kapur momentin kur FIfi është zhveshur tërësisht në pjesën e sipërme, për ta shijuar kështu masazhin e modeles. Në sy ra edhe tatuazhi i saj, të cilin e ka të realizuar deri në boshtin kurrizor.

Fifi përndryshe është komentuar shumë edhe për raportin e saj të afërt me Granitin, por që dyshja tashmë i kanë sqaruar gjërat, duke theksuar para publikut se mes tyre ka vetëm shoqëri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *