Dua Lipa është duke shijuar pushimet verore në Jug të Shqipërisë së bashku me familjen e saj dhe të dashurin Anwar Hadid.
Këngëtarja ndan pothujse çdo ditë video dhe foto me ndjekësit e saj në Instagram nga pushimet që po kalon duke publikuar momentet më të bukura familjare.
Së fundmi, ajo ka postuar një foto derisa merr rrezet e diellit në një jaht luksoz, dhe këtë rast nuk mungoi komenti i vjehrrës së saj, Yolanda Hadid.
“Ju dua” ka shkruar ajo duke iu referuar Duas dhe Anwar.
/Priza.al/