Sot Partizani do të pres Erzenin në stadiumin “Partizani” në orën 19:00. Sfida pritet të jetë e zjarrtë për shkak të renditjes së skuadrave. Partizani lufton për titull dhe është tre pikë larg kreut. Nga ana tjetër edhe Erzeni ka bërë një sezon fantastik dhe është tre pikë larg Partizanit.
Përveç kësaj ndeshja pritet me interes të madh edhe nga tifozët. Partizani më në fund rikthehet të luaj të shtunën. Kishin që në tetorin e shkuar që nuk luanin një ndeshje ditën e shtunë. Kalvari i gjatë i ndeshjeve të zhvilluara ditët e javës e kishte larguar ekipin prejt tifozëve. Madje Partizani kishte kohë pa luajtur një ndeshje kampionati në fundjavë, duke luajtur kryesisht të hënave.
Sot pritet një numër i madh tifozësh të kuq që të mbushin stadiumin e tyre. Nga ana tjetër edhe tifozët shijakas kanë lajmëruar se do të jenë të shumtë në numër. Pritet spektakël si në fushë, si në tribuna.