E shtyu për mos mbajtjen e maskës/ Gazetarja paralajmëron Ramën: Ke shumë borxhe për të larë me atë veprim!

Një incident ndodhi sot mes Ramës dhe gazetares së ‘Fax News’, Edona Haklaj, pasi kjo e fundit po e intervistonte pa maskë. Kryeministri Rama i cili nuk ndjehej aspak mirë në prani të gazetares pa maskë, e shtyu me dorë, gjest që ka shkaktuar debat në opinionin publik.

Reagime ka patur jo vetëm nga PD-ja, por një zhurmë e madhe është shkaktuar edhe në rrjetet sociale. Lidhur me këtë rast, gazetarja pranon se ka shkelur aktin normativ të qeverisë, por dënon veprimin e kryeministrit.

Gazetarja tregon se i përket kulturës, ndaj dhe reagimi i saj ishte sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Statusi

Sot, për shkak të profesionit që kam rastisa si rrallëherë pranë kryeministrit Rama. Rastisa dhe pa maskë. Për shkak të rrethanave që ndodhin në raportimet live, e që jo gjithmonë janë favorizuese për të qënë gati me mikrofonin, kamerën, e maskën.

Kryeministrit, me të drejtë i bëri përshypje mungesa e maskës sime, (edhe pse përdora shallin si barrierë mbrojtëse) dhe pa të drejtë më shtyu në formë urdhëruese për të shkuar dhe për të marrë maskën. Unë i përkas kulturës, dhe reagimi im ndaj liderit suprem ishte në te njëjtën formë, me një largim të qetë, sikur asgjë nuk ndodhi. Duke e njohur mirë kryeministrin, marrëdhenien e tij me medien, nuk doja që ai të gjente një rast për tu grricur, as një arsye për tu bërë lajm. Ama, unë me veprimin tim sot mund ti kem një borxh shtetit për shkeljen e aktit administrativ për mosmbajtjen e maskës, ndërsa kryeministri me veprimin e tij ka shumë borxhe për të larë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *