E sigurt! Sa ta shihni këtë pjatë, do çoheni me vrap ta gatuani

Të gjithë ata që gatuajnë vihen përpara dilemave të ditës.

Çfarë të gatuani?

Prza.al sjell për ju recetën me shumë proteina dhe pak kalori. Përgatitet në më pak se 40 minuta , të si dhe do të keni gati një vakt të shijshëm dhe perfekt.

Përbërësit për 4-5 persona janë :

  • 1 qepë mesatare , e grirë në kubikë
  • 3 thelpinj hudhra , të grira në rende
  • 2 speca të kuq , të grirë në kubikë
  • 1 spec djegës
  • 6 vezë
  • 400 gr domate të prera në kubikë
  • 1 filxhan caji ujë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë caji kumin
  • 1 lugë caji piper i kuq i ëmbël
  • ½ lugë caji rigon
  • 1 lugë caji kripë
  • ½ lugë caji piper i zi
  • Majdanoz i freskët
  • Djathë i bardhë i thërrmuar

Përgatitja:

Në një tigan të thellë, hidhni vajin e ullirit dhe sapo të ngrohet , shtoni qepën , hudhrën, specat e kuq dhe specin djegës (të grirë dhe pa fara).

I skuqni për rreth 7 minuta derisa të zbuten plotësisht dhe të marrin ngjyrë kafe.
Shtoni domatet , ujin dhe të gjitha erëzat me rradhë. Mund të përdorni edhe lëng pule për një shije më të veçantë. Gjithmonë të bërë vetë në shtëpi.

Lëreni të ziejë me zjarr të ngadaltë për rreth 20 minuta. Më nje lugë druri, hapni vend për vezët dhe i hedhim, si dhe të gatuhen me kapak për 6-7 minuta nëse i doni poche ose më shumë minuta nëse të verdhat i doni të gatuara mirë.
Hiqeni nga zjarri, si dhe shtoni majdanoz të fresktët të grirë hollë dhe djath të bardhë të thërrmuar.

Sërvireni me pite ose me bukë të thekur !

Kjo recetë ka një kosto prej 500 lekësh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *