Një çift me zemër të madh në Stralsund pësoi një “tradhti të brendëshme” pasi u grabit nga mikja e tyre të cilës i kishin dhënë mundësinë të jetonte me ta pasi ajo kishte kaluar një periudhë të keqe pas divorcit të saj kështu çifti vendosi ti japë mbështetje mikes së tyre.
E gjithë kjo u zbulua kur burri një ditë i duhej të lëvizte nga shteti i tij dhe i duheshin para , shkoi të merrte zarfin që kishin kursyer me plot 17500 euro por pa që zarfi ishte zhdukur kështu ai bëri denoncim për vjedhje .
Gjatë hetimeve të kryera 36-vjeçarja ka pranuar se e kishte vjedhur zarfin. Ajo përdori kartat e dhuratave dixhitale për të shlyer borxhet me huadhënës të ndryshëm gjatë një periudhe disajavore.
Nga paratë, 1500 euro kishin mbetur në një vend të fshehtë. Kështu që shumica e kursimeve të çiftit ishin zhdukur. Mikja e supozuar, tani do të duhet të përgjigjet për vjedhjen.