Ekspertët pajtohen që vakti i parë duhet të hahet rreth orës nëntë ose 10 të mëngjesit.
Nëse zgjoheni në shtatë, hani mëngjes në 10, drekë në 14 dhe darkë rreth orës 17 ose 18. Disa njerëz nuk dalin nga shtëpia pa ngrënë vaktin më të rëndësishëm të ditës.
Ekspertët thonë se mëngjesi është një vakt jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ju siguron energjinë që ju nevojitet për ditën, dhe disa kërkime tregojnë se mund të zvogëlojë ndjenjën e urisë dhe rrezikun e zhvillimit të obezitetit dhe çrregullimeve të tjera metabolike. E gjithë kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani sapo të hapni sytë.
Për ta bërë vaktin e parë të shëndetshëm, është mirë të hani këto kombinime:
kos grek me arra ose fruta, vezë të fërguara me disa perime ose smoothie të gjelbër me gjalpë arrash.
Por është edhe më e rëndësishme që të mos hani në mëngjes ëmbëlsirë apo kafe me pasta të ëmbla, sepse do t’ju ngrejë energjinë dhe do ta ulë në mënyrë të papritur.
Nxitimi i mëngjesit është një problem i vërtetë dhe për shumë fajtori më i madh është arsyeja pse hanë ushqim të pashëndetshëm dhe të shpejtë ose nga ana tjetër nuk hanë mëngjes. Me pak vullnet të mirë dhe pak kohë, mund të përgatisni mëngjesin një natë më parë.