Kriza në vend ka sjell edhe shtimin e numrit të hajdutëve që plaçkisin gjithçka. Lezha është një ndër qytetet më të prekura nga ky fenomen. Burime bëjnë me dije se Torovicë të Lezhës, 4 familje kanë rënë pjesë e vjedhjeve.
Sipas “ReportTv” mbrëmjen e kaluar hajdutët ju kanë prerë kokën bagëtive dhe i kanë vjedhur. Kur janë zgjuar banorët e Torovicës kanë gjetur vendin e larë me gjak pasi hajdutët iu kishin therur bagëtitë me të cilat jetojnë.
Sipas banorëve kjo situatë është e përsëritur dhe shumë shqetësuese pasi jetojnë me frikë dhe se duhet të bëjnë roje gjatë gjithë natës./Priza.al