Në një bisedë veçmas me Kiarën, këngëtari Luiz Ejlli i ka treguar brenda shtëpisë së “Big Brother” se vuan nga një sëmundje e rrallë dhe që në gusht do të trajtohet në Itali në një klinikë.
Kiara e shqetësuar e pyet nëse sëmundja që ai ka është e shërueshme. Ai ka thënë që është e rrallë por, pa dhënë detaje se çfarë sëmundje është.
Luizi: Thonë që është sëmundje e rrallë, 11 klinika janë në botë për këtë. Njëra që jam interesuar ishte e zënë deri në gusht… Atëherë do shkoj në Bergamo, që të marr trajtimin.
Kiara: Nuk kam fjalë! Nëse do ishim bashkë, kurrë s’do të lija…