Djali i aktorit Michael Madsen, Hudson, ka vdekur në moshën 26-vjeçare. Sipas mediave të huaja, i riu dyshohet se ka qëlluar veten në ishullin Oahu në Haëaii. Lajmin e trishtë e kanë konfirmuar familjarët e aktorit.
“Ne jemi zemërthyer dhe të pushtuar me pikëllim nga humbja e Hudson. Kujtimi i tij do të kujtohet nga të gjithë ata që e njohën dhe e donin”, tha një përfaqësues në emër të familjes. Hudson jetonte në Haëaii me gruan e tij Carlie.
Çifti u zhvendos në ishullin në vitin 2019. Ai ishte më i madhi nga tre fëmijët e Michael me gruan DeAnna Madsen. Çifti ka edhe djemtë Calvin dhe Luke.