E trishtë/ Flakët “përpijnë” konviktin, ndërrojnë jetë 20 adoleshentë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Amerikën e Jugut pas një zjarri të madh që përfshiu gjithë ndërtesën. Pak pas mesnatës të së hënës, një konvikti i shkollës së mesme në Guyana u përfshi nga flakët duke shkaktuar vdekjen e 20 adoleshentëve.

Ndërsa dhjetëra persona janë plagosur, shumica e tyre vajza. Zjarrfikësit gjetën trupat e fëmijeve që kishin ndërruar jetë, së bashku në një cep të ndërtesës.

Vetëm një zjarrfikës ndërhyri për të shuar zjarrin dhe për shkak se nuk pati ujë mjaftueshëm u detyrua të largohej për të kërkuar përforcime ndërkohë që ndërtesa digjej.

Dyshohet se shkak për zjarrin që shkaktoi tragjedinë, janë bërë kushtet atmosferike dhe temperaturat e larta në këtë vend.

“Kjo është një fatkeqësi e madhe. Është e tmerrshme, është e dhimbshme”, tha Irfaan Ali, presidenti i Guyanezit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *