E trishtë/ Humb jetën gazetari Kastriot Myftaraj

Një ngjarje  rëndë ndodhi ditën e sotme në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet, teksa gazetari i njohur Kastriot Myftaraj i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati i tij.

Policia është në vendngjarje dhe po kryen hetimet e plota.

Sipas burimeve të Priza.al, gazetari Myftaraj vuante nga depresioni dhe nga një gjendje e rënduar psikologjike dhe kjo mendohet se është akti ekstrem që vendosi të bënte ditën e sotme. Në momentin qe ka kryer aktin ka qenë me nënën e tij në banesë.jo e fundit ka qenë edhe dëshmitare okulare. Pasi ajo ishte në banesë kur Myftaraj ndërmori aktin e rëndë, madje ka qenë vet e moshuara që ka lajmëruar policinë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *