E trishtë/ Vuante edhe nga një sëmundje tjetër, ja pse humbi jetën te Infektivi 21-vjeçari i infektuar me COVID-19

Një lajm i trishtë vjen sot nga spitali Infektiv, ku ka humbur jetën nga koronavirusi një 21-vjeçar. Mësohet se i riu me origjinë nga Fieri ka mbërritur në gjendje të rëndë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.

Mësohet se i riu vuante dhe nga sëmundja e talasemisë, ndërkohë që nuk ka qenë i vaksinuar. Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende informacion në lidhje me rastin, dhe siç ka ndodhur rëndom në këto muajt e fundit, vdekja e të riut do të jetë një statistikë në përmbledhjen ditore që u dërgohet çdo ditë mediave.

Në javët e fundit rastet e rënda me Covid dhe vdekjet në moshë të re janë në shifra shqetësuese, ku jo më larg se dje u raportua vdekja e piktorit 30 vjeçar Kristi Baba.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *