E trishtë! Iu nënshtrua operacionit për të humbur peshë, ndërron jetë 25-vjeçari

Një 25-vjeçar nga Britania e Madhe ka humbur jetën gjatë një operacioni për humbjen e peshës trupore në një spital në Turqi. Viktima është Joe Thornley, nga Derbyshire. 25-vjeçari vendosi t’i nënshtrohej ndërhyrjes për heqjen e një pjese të stomakut dhe operacionin vendoi që ta bënte në Stamboll kundrejt vlerës monetare 3000 £.

Nëna e tij Julie tha për “BirminghamLive” se klinika kishte vlerësime të mira dhe familja nuk pa asnjë arsye për të besuar se diçka do të shkonte keq. Por, pas operacionit e ëma e viktimës tregoi se mori një telefonatë nga kirurgu, i cili i kishte thënë se i biri kishte ndërruar jetë pasi kishte pësuar atak në zemër gjatë procedurës.

Mediat e huaja shkruajnë se ëma e të ndjerit i besoi mjekut derisa një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se i biri në të vërtetë kishte vdekur nga gjakderdhja e brendshme gjatë operacionit.

“Unë do t’i thoja kujtdo që të jetë shumë i kujdesshëm se ku vendos të kryejë operacionin, ose të mos mos shkojë fare”, tha Julie.

Pagesa për këtë lloj operacioni në Mbretërinë e Bashkuar mund të kushtojë deri në 12,000 £ dhe kjo është arsyeja pse Joe kërkoi opsione më të lira jashtë vendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *